Rrëfimi për Adonisin nga Mitrovica i cili ishte në vdekje klinike por u shpëtua nga mjekët

Kronika June 04, 2018 - 20:29
Detajet

Në këtë repart të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës qëndron i shtrirë, Adonis Boja.

Ai është në gjendje të rëndë pas një aksidenti që kishte pasur të dielën në njërën në pishinat e Mitrovicës.

Aq e rëndë ishte gjendja e tij, saqë babai, Mentor Boja, njoftoi gjatë ditës për vdekjen e të birit.

LEXO EDHE: Babai nga Mitrovica e shpalli djalin të vdekur, mjekët e shpëtojnë gjatë operacionit

Në fakt Adonisi kishte përjetuar vdekje klinike.

Por falë angazhimit të mjekëve në QKUK, 15 vjeçari u kthye sërish në jetë.

Tash gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë stabile.

Xhaxhi i Adonisit, Petriti ka treguar se di ndodhi që babai ta raportojë djalin e vdekur.

Adonisi u aksidentua të dielën në njërën nga pishinat e Mitrovicës.

Kishin qenë shokët e tij ata të cilët në gjendje të rëndë shëndetësore e kishin nxjerrë nga uji.

Familja Boja që në mëngjes ishin bërë gati për varrimin e Adonisit, tash luten për shërimin e djalit të tyre.