Rrah bashkëshortin e fëmijët, gruaja dërgohet në psikiatri

Kronika June 03, 2018 - 15:32
Detajet

Nën ndikimin e gjendjes së rëndë psikike, një grua në Kamenicë ka sulmuar bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët, ditën e djeshme.

Në raportin 24 orësh të Policisë, ku përmblidhen ngjarjet ditore, bëhet e ditur se ajo është dërguar në spitalin e Gjilanit saktësisht në repartin e psikiatrisë nën masat e sigurimit policor, raporton Zëri.Info.

“Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta për shkak të gjendjes së rendë psikike, kohet e fundit, ka sulmuar bashkëshortin dhe dy fëmijët. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjilanit nën sigurimin e PK-së”, thuhet në raport. /ZËRI/