Dënohen me nga 6 muaj me kusht për njehsorët e KEDS-it

Kronika May 28, 2018 - 13:59
Lexoni më shumë detaje

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor Vjollca Ajavazi dhe Avni Alidemaj për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Për këtë vepër penale gjykata i dënoi me nga 6 muaj me kush që dy të dënuarit të mos kryejnë ndonjë vepër penale brenda dy vjetësh.

Të akuzuarës Vjollca Ajvazi do t'i llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak.

Për pikën dy të aktakuzës dy të akuzuarit gjykata i liroj nga aktakuza, raporton "Zeri.info".

Kryetari i trupit gjykues, Shashivar Hoti tha se për Drita Hamitin,  gjykata ka refuzuar akuzën ndaj saj për shkak të heqjes dorë të prokurorisë nga aktakuza kundër saj.

Image

 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 6 tetor 2015, ka ngritur aktakuzë kundër Vjollca Ajvazit dhe Drita Hamitit, në cilësinë e zyrtareve të Agjencisë së Metrologjisë dhe Avni Alidemajt, në cilësinë e drejtorit ekzekutiv të rrjetit të KEDS-it.

Prokuroria pretendon se gjatë intervalit kohor mars 2013 deri më 5 dhjetor 2014, të akuzuarit kanë keqpërdorur detyrën e tyre zyrtare, duke u mundësuar kompanive “Kohler” dhe “KEDS” të përfitojnë dobi pasurore dhe të njëjtën kohë t’iu shkaktojnë dëm material konsumatorëve kosovarë.

Sipas aktakuzës, dy zyrtaret Ajvazi dhe Hamiti, kanë shqyrtuar dokumentacionin për miratimin dhe lejimit e tipit të njehsorit elektrik digjital të prodhuesit “Kohler”, të tipit digjital “AEL. TF.04-1”.

Pjesë e akuzës kishte qenë edhe Blerim Sokoli, ndaj të cilit ka pushuar procedura penale, pas i njëjti nuk jeton më.

Image

 

Sokoli akuzohej se në cilësinë e drejtorit në Agjencinë e Metrologjisë së Kosovës, në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, kishte pranuar ta licencojë në mënyrë të kundërligjshme njehsorin elektrik “Kohler”, të prodhuar në Turqi. /ZËRI/

Image