Godet vëllain me thikë, arrestohet i dyshuari

Kronika May 27, 2018 - 10:57
Detajet

Në fshatin Vitromiricë të komunës së Pejës, është arrestuar një i dyshuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka goditur me thikë vëllain e tij duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, njofton Policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë viktima është dërguar për tretman mjekësor teksa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ky rast është cilësuar si dhunë familjare.

LEXO EDHE: Grabitje me armë në Prishtinë

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Fsh. Vitomiricë, Pejë 26.05.2018 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti pas një zënke  të çastit që kishte pasur me viktimën mashkull K/Shqiptar ( vëllain e ti) rreth rregullimit të kopshtit të shtëpisë e kishte sulmuar fizikisht atë duke e goditur me një mjet të mprehtë ( thikë). Viktima është dërguar në tretman mjekësor, i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. ZËRI