Grabitje me armë në Prishtinë

Kronika May 27, 2018 - 10:51
Detajet

Mbrëmë në një barnatore në Prishtinë, dy të dyshuar kanë vjedhur një shumë të parave, njofton policia e Kosovës, transmeton “Zëri.info”.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orën 02:10 dhe në barnatore është vjedhur arka me 150 euro.

Policia njofton se janë duke u marrë me rastin.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se dy persona të maskuar nën kërcënimin e armës, nga barnatorja e tij kishin grabitur arkën me 150 € dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /ZËRI