Aksident në Prishtinë, lëndohet kalimtari dhe shoferi

Kronika May 26, 2018 - 18:57
Lexo detajet

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Prishtinë, shkruan "Zëri.info". 

Bëhet e ditur se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar persona, vozitësi i njërës veturë si dhe një këmbësorë. 

Lajmin e ka konfirmuar edhe Agron Borovci zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. 

“Rreth orës 18: 00  është raportuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Ukshin Hoti’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga këqyrja e vendit të ngjarjes është kuptuar se dy vetura janë të përfshira në aksident”.

“Deri më  tani është bërë e ditur se vozitësi i njërës veture si dhe një këmbësore që atë moment ishte duke kaluar rrugën kanë marre lëndime trupore. Policia e trafikut po vazhdon me hetimin e shkaqeve qe kane sjelle deri te ky aksident”, ka njoftuar Borovci.  Image