Plagos një grua më pas qëllon edhe veten

Kronika May 26, 2018 - 11:00
Ngjarja ka ndodhur në Kosovë

Dje në Gjilan ka ndodhur një ngjarje e rëndë

. I dyshuari mashkull ka plagosur me armë zjarri një femër më pas ka qëlluar edhe veten.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërsa i dyshuari pasi ka pranuar ndihmë mjekësore është dërguar në mbajtje.

Nuk dihen shkaqet që çuan deri te ky konflikt.

Njoftimi i plotë i policisë:

Gjilan 25.05.2018-20:20.

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka qëlluar me armë zjarri viktimën femër K-Shqiptare dhe më pas ka qëlluar veten.

Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në QKUK.

I Dyshuari ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.