Policia jep detaje për shpërthimin në Fushë Kosovë

Kronika May 25, 2018 - 16:12
Lexo detajet

Agron Borovci zëdhënës i policisë së Kosovës ka treguar detaje lidhur me shpërthimin, raporton “Zëri.info”.

“Sot rreth orës 14 është marrë informacioni dhe njësitet përkatëse kanë dal në vendin e ngjarjes. Deri më tani mësohet për 4 të lënduar, shpërthimi ka ndodhur gjatë pastrimit të njërit prej rezervarëve. Për gjendjen e të lënduarve nuk dihet ende” ka thënë ai.

Ndërsa, Kryeprokurori Rexhep Maqedonci tha se do të merren me këtë rast.

“Unë isha në vendin e ngjarjes. Ky rast do të hetohet dhe detajet e tjera do të jepen me kohë” tha ai. /Zëri/