Lëndohet pronari i Al Petrol-it (Foto)

Kronika May 25, 2018 - 15:08

Para disa minutash  ka ndodhur një  shpërthim në një nga rezervuarët e kompanisë së derivateve ‘Al Petrol’ në fshatin Miradi, komuna e Fushë Kosovës.

Nga ky shpërthim ka pësuar katër persona, të cilët janë lënduar , shkruan Indeksonline.

Lëndime ka pësuar edhe pronari i kompanisë, Lulzim Kryeziu, i cili ka marrë djegie në fytyrë nga flakët, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes gjenden të gjitha ekipet relevante dhe po merren me rastin.

Po ashtu, policia ka nisur evakuimin e personelit nga vendngjarja dhe varësisht  nga rrjedha mund të bëhet edhe evakuimi i njerëzve nga një perimetër i caktuar që të shmangen pasojat eventuale.

Image

Image