Gjykata merr vendim për babanë i cili mbyti të birin në Kamenicë

Kronika May 25, 2018 - 13:39

Gjykata Themelore e Gjilanit ka caktuar masën e paraburgimit për Gani Bernjashin, babanë që mbyti dje të birin 14-vjeçar në fshatin Karaçevë e Poshtme, në Kamenicë.

Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra ka konfirmuar se është caktuar  masa e  paraburgimit nga Gjykata.

“Po është caktu masa e paraburgimit prej 1 muaji”, tha Shkodra.

Gani Berjnashi ka rrahur të birin për vdekje, për shkak se ai i mori babait rreth 1 mijë euro

Luan Bernjashi ndërroi jetë pas 4 orëve, në orët e para së ditës së enjte./Express.