Gjendet një trup i pajetë në mes të rrugës në Viti

Kronika May 25, 2018 - 11:49
Lajmet

Ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Viti, ku në mes të rrugës është gjetur një person i shtrirë pa shenja jete, njofton “Zëri.Info”.

Sipas Policisë së Kosovës dhe mjekut kujdestar në trupin e viktimës nuk ka pasur shenja dhune.

Trupi pa jetë I viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për obduksion në IML, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime

"Është gjetur i shtrirë në rrugë një trup i pajetë mashkull K/Shqiptar. Vdekjen e viktimës i cili nuk ka pasur shenja dhune në trup e ka konstatuar mjeku kujdestar. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër te prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti në hetime", thuhet në njoftimin e PK-së.