Aksident fatal, vdes një femër!

Kronika May 25, 2018 - 11:23
Detajet

Një vozitëse femër ditën e djeshme ka pësuar një vetëaksident nga I cili mori lëndime të rënda trupore dhe si pasojë ka ndërruar jetë, njofton “Zëri.Info”.

Aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 58-të në autostradën Gjurgjicë-Vërmicë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës trupi I viktimës me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në IML.

 "Raportohet se vetura me tabela vendore, vozitës femër K/Shqiptare, ka shkaktuar vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar dhe hospitalizuar për trajtim mjekësor në QKUK, ku me datën 24.05.2018,ora 22:15 ka ndërruar jetë. Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML", thuhet në njoftim./ZËRI