Hyn në oborr të një shtëpie në Obiliq dhe vjedh gjëra me vlerë, ja si e pëson

Kronika May 25, 2018 - 11:14
Detajet

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar hetime në rastin e vjedhjës së gjesendeve me vlerë në një shtëpi në Obliliq, njofton “Zëri.Info”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës është arrestuar një I dyshuar dhe pas vendimit të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Pas hetimeve të zhvilluara nga policia, me 24.05.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte vjedhur në shtëpinë e viktimës mashkull K/Shqiptar, një hidrofor, një motor për kositjen e barit dhe një motor për anije. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raport./ZËRI