Shtatë turistë izolohen në malet e Lurës, kërkojnë ndihmë

Kronika May 25, 2018 - 09:14

Katër turistë austriakë dhe tre shqiptarë janë izoluar në malet e Lurës ndërsa të alarmuar kërkojnë ndihmë.

Ata kanë ndjekur itinerarin Burrel-Vig-Mbas Deje-Zalle Gjocaj-Liqenet e Lurës, por stuhitë kanë bllokur rrugën, ndërkohë banorët e Lurës nuk u shkojnë dot në ndihmë.

Edhe nga ana tjetër, rruga është e bllokuar ndërsa raportohet se turistët kanë humbur lidhjet me të afërmit teksa kërkojnë ndihmën e Policisë./Panorama/