Prishet fejesa, plagoset shqiptari 31-vjeçar

Kronika May 24, 2018 - 13:57
Lexo detajet

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Haraçinë.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin A.S i cili është plagosur në pjesën e barkut dhe më pas është dërguar në Spitalin e Qytetit për kurim.

Policia informon se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16.00 në rrugën “18” në Haraçin.

Sipas të dhënave në 31-vjeçarin, ka shtënë I.V. për arsye se A.I ka prish fejesën me vajzën e tij. Policia njofton se po ndërmerr të gjitha masat për zbardhjen e rastit. /Alsat-m/