Gjykata shpalli vendimin për rastin ‘Medicus’

Kronika May 24, 2018 - 13:40
Ky është vendimi!

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 8 vjet e 6 muaj burgim dy të akuzuarit e rastit Medicus, Lutfi Dervishi dhe Sokol Hajdini, raporton “Zëri.info”.

Gjykata dënoj urologun Lutfi Dervishi për veprat penale trafikim me njerëz dhe krim të organizuar duke i shqiptuar dënim prej 7 vjet e 6 muaj burgim dhe gjobë prej 8 mijë eurosh.

Ndërsa anesteziologu Sokol Hajdini për shkaktim të lëndimit të rëndë trupor u dënua me 1 vjet burgim.

Urologut Dervishi, gjykata ia ndaloj ushtrimin e detyrës për dy vjet. /Zëri/