Babai e rrah për vdekje djalin 14-vjeçar në Karaçevë të Kamenicës

Kronika May 24, 2018 - 11:03
Lexoni më shumë detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje të rëndë në fshatin Karaçevë të Kamenicës, ku babai ka mbytur fëmijën e tij.

Ndaj viktimës L.B, i lindur në vitin 2004, sipas policisë ishte ushtruar dhunë fizike me shkop druri rreth orës 19:00 të së mërkurës, nga babai i tij G. B., lindur me 1958.

Pas dhunës së ushtruar i dyshuari e kishte mbyllur në dhomë deri në ora 24:00.

“Pasi që  iu kishte  keqësuar gjendja shëndetësore i dyshuari  kishte vendosur ta dërgoje tek mjeku me ndihmën e familjareve të tij, mirëpo kur është dërguar në QKMF-Kamenicë  rreth orës 00:40, ka qenë tepër vonë dhe mjeku kujdestar veç ka mundur me  konstatuar se fëmija është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas hetimeve të para dyshohet se motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë për shkak se i ndjeri kishte marr të hollat dhe i kishte harxhuar pa dijeninë e prindit  të tij.

“Nga hetuesit e hetimeve rajonale  janë duke u ndërmarr të gjitha veprime e duhura hetimore në mënyrë që të zbardhen rrethanat e këtij rasti tronditës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në institutin Mjeko ligjorë në Prishtinë ndërsa ndaj të dyshuarit caktohet masa e ndalimit prej 48 orë, rasti është i klasifikuar si “Vrasje e rëndë”.