Policia jep detaje se si erdhi deri tek tentim vrasja e djeshme në Prishtinë

Kronika May 23, 2018 - 13:59

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Drenica” në Prishtinë ka ndodhur një tenim vrasje.

Përmes raportit 24-orësh nga Policia e Kosovës është bërë e ditur që deri tek kjo tentim vrasje ka ardhur pasi që viktima përderisa ishte duke drejtuar veturën e tij, pas një mosmarrëveshje në trafik me të dyshuarin e gjinisë mashkullore, ky i fundit kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës duke e goditur derën e pasme të veturës.

Nuk raportohet për të lënduar ose të arrestuar ndërkaq që rasti është ende duke u hetuar.