Tentim vrasje në Prizren

Kronika May 23, 2018 - 11:22
Lexo detajet

Gjatë mbrëmjes të së martës, në Lubizhdë të Prizrenit ka ndodhur një tentim vrasje.

Sipas raporteve hetimore thuhet se i dyshuari B. K. po lëvizte me automjet Audi A 3 nga Prizreni në drejtim të Suharekës, “pasi e ka vërejtur veturën e viktimave që lëvizte nga krahu i kundërt, një Audi A 5 në të cilën ndodheshin shoferi dhe dy bashkudhëtarë  ka ndalur veturën e tij, ka dalë prej saj dhe ka shtënë disa herë me pistoletë në drejtim të tyre”, njofton policia.

“I dyshuari  më pas është larguar në drejtim të panjohur.  Policia ka kryer hetime në vendin e ngjarjes; janë sekuestruar katër gëzhoja dhe një predhë plumbi. Ndërkohë është identifikuar i dyshuari e më pas është kryer një bastisje në shtëpinë e tij por nuk është gjetur për t’u arrestuar”, thuhet në kumtesë të policisë.

Sipas policisë pasi i dyshuari ka shtënë në drejtim të personave, njëri prej plumbave e ka goditur në njërën gomë të veturës.