Pas reshjeve të mbrëmshme kjo është gjendja e rrugëve në Skenderaj

Kronika May 22, 2018 - 13:24
Qytetarët kërkesë komunës për pastrimin e rrugëve, kjo është përgjigja e tyre!

Mbrëmë rreth orës 18-të kanë filluar të reshurat e shiut edhe breshërit në disa fshatra të Skenderajt, si pasojë e kësaj rëra dhe balta kanë dalë mbi sipërfaqe të rrugës gjë që i ka penguar banoret në këto fshatra.

Komuna e Skenderajt pas kërkesës së qytetarëve kanë dalë në teren për zhbllokimin e rrugëve, shkruan “Zëri.Info”.

LEXO EDHE: Breshër i madh në këtë komunë të Kosovës

“Zëri”, ka raportuar mbrëmë për gjendjen në disa nga rrugët në Skenderaj dhe si përfundim rrugët në fshatin Rezallë, Turiqec dhe Llaushë kanë qenë më të bllokuarat nga rëra dhe balta.

Njëjtë kanë qenë të dëmtuara edhe rrugët në fshatrat Marinë, Polluzhë, Terstenik.

LEXO EDHE: Edhe Drenasi zbardhet

Pas daljes në teren edhe komuna e Skenderajt përmes një njoftimi për media kanë treguar për gjendjen e rrugës e poashtu edhe për ndërhyrjen e menjëhershme pas kërkesës së qytetarëve.

“Komuna e Skenderajt përmes Drejtorisë së Shërbimeve Publike mbrëmë pas kërkesave të qytetarëve kanë dalur në teren për të zhbllokuar rrugën nga rëra dhe balta qe kishte sjell breshëri qe ra papritmas.
Rruga ishte bllokuar në aksin rrugor Skenderaj-Llaushë-Rezallë e re-Turiqec.
Edhe sot në ketë drejtori janë mobilizuar tri ekipe për vlersimin e përgjithshëm të situatës në teren”, thuhet në njoftim./ZËRI

LEXO EDHE:Zbardhet Skenderaji

Image

Image

Image

Image

Image