Shi i furishëm në kryeqytet dhe qytete të tjera (FOTO)

Kronika May 21, 2018 - 21:11
Detajet

Shi i furishëm është duke rënë momentalisht në Prishtinë por edhe në qytetet e tjera të Kosovës.

Rrugët e qytetit kanë filluar të mbushen me ujë dhe komunikacioni është dendur.

LEXO EDHE: Breshër i madh në këtë komunë të Kosovës

Më herët kishte raportime se autostrada Prishtinë – Pejë është e bllokuar nga shiu, mirëpo oficeri i Policisë, përgjegjës për këtë autostradë, toger Argjend Gashi, tha për KALLXO.com se nuk ka ndonjë problem dhe se rruga është e hapur për automjete.

“Aktualisht nuk kemi ndonjë bllokim rruge nga Bresja deri në Gjergjicë, edhe pse ka të reshura të vazhdueshme”, tha Gashi për KALLXO.com.

Image

Image

Image