Arrestohen dy persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’

Kronika May 21, 2018 - 16:43
Detajet e rastit

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se janë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale vjedhje e rëndë, shkruan “Zëri.info”.

Sipas policisë dy të dyshuarit janë me inicialet M.D, 33 vjeçar dhe E.M, 27 vjeçar. Sipas policisë arrestimi është bërë nën akuzën për vjedhjen e një traktori në Skenderaj. Pas aksionit të policisë traktori është sekuestruar ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton tutje “Zëri.info”.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Hetuesit policorë në Skenderaj, pas një pune operativo hetimore, me datën 21 maj 2018, mbi dyshime të arsyeshme kanë identifikuar dhe kanë arrestuar dy të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Arrestimi i të dyshuarve M. D., 33 vjeçar dhe E. M., 27 vjeçar, është bërë mbi bazën e provave materiale të siguruara, ku dyshohet se dy të dyshuarit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të vjedhjes së traktorit të raportuar dy ditë më parë.

Në cilësi të provave materiale është gjetur dhe është sekuestruar traktori, i cili pas procedurave verifikuese i është kthyer pronarit.

Ndërsa pas procedurave intervistuese, dy të dyshuarit janë liruar për procedurë te rregullt. /ZËRI