Në fund të majit nis gjykimi ndaj ministrit Pal Lekajt

Kronika May 21, 2018 - 14:35
Lexoni më shumë detaje

Ish-kreu i Gjakovës, tashmë ministër në Ministrinë e Infrastrukturë, Pal Lekaj  në fund të këtij muaji do të paraqitet para gjykatës në cilësinë e të akuzuarit për dy vepra penale, atë të “Përvetësimit në detyrë” dhe “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, raporton "Zeri.info".

Ministri Lekaj para Gjykatës Themelore në Gjakovë do të paraqitet bashkë me 6 ish-zyrtarë të  komunës së Gjakovës, të cilët do të përballen me akuzat e prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Faik Halili .

Lajmin për caktimin e seancës fillestare ndaj Lekajt dhe gjashtë ish-zyrtarëve të komunës së Gjakovës e kanë bërë të ditur për “Zëri” zyrtarë të gjykatës Themelore në Gjakovë.

“Gjykata Themelore Gjakovë, ju njofton se shqyrtimi fillestar për lëndën të cilën e keni cekur ju, do të mbahet me datë 31.05.2018 ( e enjte) në ora 10.00”, ka thënë Rudin Elezi

Administrator i Gjykatës Themelore në  Gjakovë.

Ndryshe Prokuroria Speciale e Kosovës më 10 prill të këtij viti kishte ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të komunës së Gjakovës, Pal Lekaj dhe 6 ish-zyrtarëve të kësaj komunën, nën akuzat për “Përvetësimit në detyrë” dhe “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Pas ngritjes së aktakuzës, Lekaj kishte reaguar përmes një postimi në Facebook, duke  mohuar çfarëdo keqpërdorimi të bërë nga ana e tij gjatë kohës sa ishte në krye të Komunës së Gjakovës. /ZËRI/