Arrestohen 4 serbë në veri të Mitrovicës

Kronika May 17, 2018 - 14:52
Lexo detajet

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Mitrovicën e veriut, gjatë së cilit ka arrestuar katër persona, raporton “Zëri.info”.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës nga rajoni i Mitrovicës kanë bërë të ditur për “Zërin” se aksioni policor është zhvilluar me urdhër të Gjykatës së Mitrovicës dhe bastisjet janë kryer në tri lokacione në Veri.

Zëvendësdrejtori i Stacionit të Veriut, Besim Hoti ka thënë për “Zëri se gjatë këtij aksioni janë arrestuar katër persona të komunitetit serb, tre meshkuj e një femër.

Aksioni është kryer me urdhër të gjykatës në tri lokacione mëngjesin e sotëm.  Arrestimi ka të bëj me disa incidente që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, përfshirë  edhe zjarrvënje.  Të arrestuarit janë tre  meshkuj e një femër që të gjithë të komunitetit serb”, ka thënë Hoti. /Zëri/