Policia jep detaje për arrestimin e sotëm

Kronika May 17, 2018 - 10:38
Lexoni më shumë detaje

Tre persona janë arrestuar rreth orës 10:00 në rrugën  “Dritan Hoxha” në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur për “Zëri” se arrestimi i tyre ka ardhur pasi të njëjtit pas një mosmarrëveshje.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti ka thënë se njëri prej tyre ka pësuar lëndime  dhe është dërguar në QKUK për tretman.

LEXO EDHE: Arrestohen tre persona në qendër të Prishtinës (FOTO)

“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres, në rrugën Dritan Hoxha në Prishtinë. Njësitet policore lidhur me këtë rast kanë shoqëruar në stacion policor tre persona ndërkohë që një person është dërguar për tretman mjekësor pasi që i njëjti ka pësuar lëndime”, ka thënë Ahmeti, për "Zërin".

Polici nuk ka dhënë detaje se cila ishte arsyeja e mosmarrëveshjes qw kishte dërguar deri te rrahja e këtyre personave.