Shpërthehet mjeti i dyshuar në Pejë

Kronika May 16, 2018 - 17:17
Detajet

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se njësiti i KFOR-it ka deminuar mjetin e dyshimtë dhe pas shkatërrimit është konstatuar se mjeti nuk kishte të bënte ,e mjet eksplodues, transmeton “zëri.info”.

LEXO EDHE: Kapen barna të fshehura në pajisjet për mobilje me vlerë afër 10.000 euro

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 16 Maj 2018 rreth orës 10:56 min, Policia e Kosovës është informuar nga sigurimi i spitalit Rajonal ne Pejë, për një mjet të dyshimtë ne hyrje të një aneksi të spitalit rajonal ne Pejë.

Me të marrë informatën policia iu është përgjigjur vendit të ngjarjes  dhe ka bërë sigurimin e perimetrit të vendit të ngjarjes.

Nga policia e Kosovës është bërë evakuimi i personelit mjekësor dhe të gjithë personave të cilët ishin në trajtim mjekësor.

Pasi që mjeti konsiderohet i dyshimtë është informuar njësiti i KFOR-it për deminim i cili ne ora 16:11 min, ka bërë shkatërrimin e kontrolluar të mjetit i cili ishte i dyshimtë i pa identifikuar, por pas shkatërrimit është konstatuar se nuk kishte të bëjë me mjet eksplodues.

Shkatërrimi është bërë në masa të larta sigurie dhe është shkatërruar pa ndonjë incident. /ZËRI