Ky është qyteti i vetëm në Kosovë që nuk ndodhi asgjë brenda 24 orëve

Kronika May 16, 2018 - 14:24
Detajet

Në 24 orët e fundit në gjithë Kosovën kanë ndodhur një numër i madh i aksidenteve e ndodhive të tjera të cilat janë shoqëruar edhe me arrestime e lëndime të disa personave, kështu është raportuar nga Policia e Kosovës për shumë raste në rajonet të Kosovës në 24-orët e fundit, por jo edhe në Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut, shkruan “Zëri.Info”.

Në këtë raport të Policisë së Kosovës në 24-orët e fundit shihet së vetëm në rajonin e Mitrovicës nuk ka pasur incidente për të raportuar madje në këtë raport nuk figuron as edhe një aksident i ndodhur.

Ndërsa në rajonet tjera në përgjithësi kanë ndodhur gjithsej 49-të aksidente prej tyre 19-të aksidente me të lënduar ndërsa 30-të pa të lënduar.

Tiketa të trafikut sipas këtij raporti janë shqiptuar gjithsejt 1110./ ZËRI

Image

Image