Ky është njëri nga personat që u rrah dje me Policinë e Kosovës

Kronika May 15, 2018 - 16:14
Publikohen fotografi

Arrestimi i dy të dyshuarve si të përfshirë në plagosjen që ka ndodhur të hënën në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, nuk ka kaluar pa probleme.

Edhe pse Policia e Kosovës ishte prezente kontrolla nuk ishte në anën e tyre, personat e arrestuar ju dolën nga vetura duke u përleshur me policët.

Situata nuk ishte e mirë, kur në tentim në ikje nga dy personat e arrestuar, njëri nga i dyshuari kryesor sulmoi njërin nga pjestarët e policisë.

LEXO EDHE: Gjykata i lë në paraburgim dy të arrestuarit e djeshëm për plagosje në ‘Arbëri’

Metro mëson se njëri nga personat që sulmoi policinë e Kosovës dje dhe ishte pjesmarrës në plagosjen në lagjen Arbëri, është G.K.

Krasniqi gjatë vitit 2014 kishte qendruar në njërin nga burgjet e Kosovës, më poshtë mundeni të shihni disa nga fotot ku shihet derisa vuante dënimin, shkruan gazetametro.net.

Sipas policisës së Kosovës një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe dy persona janë arrestuar në këtë rast.

LEXO EDHE: Pamje nga arrestimi i dy personave në Prishtinë (VIDEO)

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje kanë qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta dhe disa gëzhoja. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 308 gramë. Gjatë intervenimit në rast, lëndime trupore kanë pësuar edhe dy zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë, shkruan gazetametro.net.

Mësohet se personi është plagosur në të dyja këmbët e tij dhe i njejti po merr tretmanin mjekësor.

Image

Image