Tre meshkuj dhe tri femra arrestohen për prostuticion

Kronika May 15, 2018 - 10:04
E Fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë më 14.05.2018 në orën 13:20 janë arrestuar tre meshkuj dhe tri femra Shqiptare, (dy prej tyre shtetase të Maqedonisë), nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e prostuticionit.

 Sipas policisë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëra prej të dyshuarave është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë dërguar me procedurë të përshpejtuar në Gjykatën Themelore Divizioni për Kundërvajtje, raporton ”zëri.info”.  / Zëri