Prokurori kërkon dënimin e imamëve

Kronika May 14, 2018 - 15:08
Lexoni më shumë detaje

Në fjalën e tij përfundimtare, prokurori i Prokurorisë Speciale, Haki Gecaj, raporton “Zeri.info”.

“Duke i përmendur të gjitha provat që janë administruar gjatë gjithë gjykimi, vërtetohet përtej çdo dyshimi se ekzistojnë veprat penale për të cilat akuzohen gjatë të pandehurit”, tha prokurori Gecaj.

Sipas prokurorit nga telefoni i tij i akuzuari Bedri Robaj u kishte dërguar “SMS”, familjarëve të të ndjerit Pajtim Olluri, i cili kishte vdekur në luftën e Sirisë, të cilit ndër të tjera i kishte shkruar se “kështu vdesin burrat”.

Sipas prokurorit këtu shihet se i akuzuari në fjalë kishe gisht në shkuarjen e tij në Siri, raporton “Zeri.info”.

Edhe i akuzuari, hoxhë Idriz Bilibani sipas prokurorit kishte ndikuar në nxitje e të rinjve për bashkëngjitje në organizatën terroriste “Al Nusra” dhe shkuarjes në Siri, pas dëgjimeve të ligjëratave të tij.

LEXO EDHE: Nis gjykimi ndaj të akuzuarve për terrorizëm

I akuzuari Enes Goga sipas prokurorit duke e keqpërdori pozitën si imam në ligjëratën e tij në Pejë ka nxitur urrejtje.

Sipas prokurorit në mbrojtjen e tij Eneg Goga s’e ka pranuar veprën e nxitjes së urrejtjes fetare, racore etj, raporton më tutje “Zëri”.

Edhe Mazllam Mazllumi sipas prokurorit akuzohet për nxitje të urrejtjes dhe sipas tij në deklaratën e tij e ka pranuar se mund të ketë gabuar.

Sipas prokurorit Mazllami ka nxitur urrejtje ndaj komunitetit LGBT.

Këto deklarata ishin bërë kur me vendime të prokurorisë dhe gjykatës ishin bërë arrestimet e të dyshuarve për terrorizëm, raporton "Zeri.info".

Kosova po i ngjan një vendi me diktaturë më të egër që ka pasur ndonjëherë.

Kurse në “Facebook”, e kishte shkruar nuk do rrimë duarkryq.

Deklarimet e tij i tejkalojnë kufijtë e tij politik.

Pas kësaj prokurori kërkoj që gjykata ti shpall fajtor dhe ti dënoj të akuzuarit.

“Nga provat që u prezantuan vërtetohen të gjitha veprat penale për të cilët gjashtë të pandehurit akuzohen”.

“Veprat i kanë kryer me dashje dhe dije, i dhe propozoj që ti dënoni. Jepuni një dënim shembullor të akuzuarve, që të tjerët të mendojnë disa herë para se të veprojnë”, u shpreh prokurori Gecaj. /ZËRI/