Nis gjykimi ndaj të akuzuarve për terrorizëm

Kronika May 14, 2018 - 14:36
Lexoni më shumë detaje

Ka nisur gjykimi kundër gjashtë të akuzuarve Enes Gogës, Fuad Ramiqit, Bedri Robajt, Mazllam Mazllami dhe Idriz Bilibani, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme terrorizmit, raporton “Zeri.info”.

Gjatë kësaj seance pritet te jepet fjala përfundimtare e të akuzuarve dhe prokurorit.

I akuzuari Mazllam Maxllami shfrytëzoj të drejtën e tij për tu mbrojtur në heshtje.

Pas kësaj kryetari i trupit gjykues ia lexoi deklaratën që Mazllami e kishte dhënë para prokurorit. Pas kësaj ai u pyet nëse qëndron pas kësaj deklarate.

“Po qëndroj në tërësi las deklaratës që kam dhënë në prokurori”, tha Mazllami.

Fuad Ramiqi  tha se mbrohet në heshtje, pasi mbrojtësi i tij kishte rast familjar dhe nuk mund të jetë prezent në seancë.

Ai tha se edhe fjalën përfundimtare do të bëj vet pa prezencën e mbrojtësit të tij.

“Kur jam burgos jam mbrojtur në heshtje. Nuk ka nevojë me lexu çka kam thënë në prokurori, qëndroj prap asaj që kam thënë”.

Por kryetari i trupit gjykues insistoi që Ramiqi ta lexoj deklaratën e tij të dhënë në vitin 2014 në Prokurori Speciale para prokurorit special, Haki Gecaj, dhe të deklarohet nëse që dron lrala asj deklarate apo jo. Pas leximit të kësaj deklarate i akuzuari Fuad Ramiqi tha se qëndron  tërësisht prapa saj deklarate, raporton "Zeri.info".

Sipas aktakuzës, Bedri Robaj, akuzohet se që nga viti 2012 e deri në gusht të vitit 2014 në Prishtinë në xhaminë e improvizuar te “Termokosi”, ku ka shërbyer si imam dhe gjatë predikimeve dhe ligjëratave private ka mbështetur “xhihadin-shehidllëkun në Siri”.

I njëjti akuzohet për shtytje të personave të pacaktuar që t’iu bashkëngjiten grupeve terroriste “Al-Nusra”.

Idriz Bilibani, akuzohet se që nga viti 2012 e deri në kohën e arrestimit në Prizren dhe në vende të tjera në Kosovë, si hoxhë gjatë mbajtjes së ligjëratave fetare në xhami-OJQ-në “El Bejan” dhe paraqitjet tjera publike të incizuara në video ka përcjellë mesazhe shtytëse që persona të pacaktuar t’i bashkohen organizatës terroriste “Al Nusra” në Siri.

Kurse, aktakuza pretendon se Enes Goga në pozitën e imamit në Pejë, në një ligjëratë fetare para besimtarëve në këtë qytet, përmes “Audionur” me datën 10 mars 2014 të publikuar në YouTube, në të cilën kanë qasje një numër i pacaktuar i personave, publikisht ka nxitur urrejtje ndaj grupeve fetare të besimtarëve të krishterë, raporton më tutje "Zëri".

Mazllam Mazllami, akuzohet se si imam i xhamisë “Jeni Mahalla” në Prizren, gjatë predikimit të tij dhe në paraqitje publike ka nxitur dhe përkrahur publikisht urrejtje dhe mos durim ndaj grupit të komunitetit LGBTI.

Fuad Ramiqi, akuzohet se prej fillimit të muajit shtator në paraqitjet e tij publike në mjetet e informimit në televizione, gazeta dhe rrjete sociale ka bërë thirrje për rezistencë ndaj organeve të drejtësisë. /ZËRI/