Policia konfirmon arrestimin e një personi në rrugën ‘Naim Frashëri’

Kronika May 10, 2018 - 09:44
Flet Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka konfirmuar për “Zeri.info”, se në mëngjesin e sotëm në rrugën “Naim Frashëri”, në Prishtinë është arrestuar një person.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ka konfirmuar për “Zeri.info”, se personi tashmë është në stacionin policor duke u intervistuar.

Ahmeti nuk ka dhënë detaje shtesë se për kënd bëhet fjalë, pasi që më herët u raportua se është arrestuar aktori i grupit humoristik “Stupcat”, Mensur Safqiu.

“Po në rrugën “Naim Frashëri”, në Prishtinë rreth orës 08:00 është arrestuar një person. Aktualisht personi është në stacion në intervistim. Për momentin nuk mundem të ju jap asnjë informacion shtesë. Pasi të përfundoj intervistimi i personit ne do t’ju japim detaje shtesë”, ka deklaruar Ahmeti për “Zeri.info”.