Katër kosovarë dhunojnë seksualisht tërë natën një femër në Austri

Kronika May 10, 2018 - 08:41
Lexoni më shumë detaje

Një grua 27 vjeçare nigeriane është dhunuar tërë natën nga katër burra me origjinë nga Kosova.

Ngjarja ka ndodhur në Tirolin Jugor, shkruan orf.at.

Katër burra me origjinë nga Kosova kanë dhunuar seksualisht një 27-vjeçare në natën mes 3 dhe 4 majit.

“Një burrë nga Kosova e ka sjellë gruan nga Nigeria, e cila punonte si prostitutë, te një vend ku ndodheshin edhe tre burra tjerë – poshtu nga Kosova. Aty, përkundër vullnetit të saj, ajo është mbajtur më shumë se orari i paguar dhe është detyruar seksualisht nga burrat tjerë,” përcjell albinfo.ch.

“Ajo është dhunuar tërë natën, ndërsa është lëshuar në liri pa telefonin celular.”

Të nesërmit gruaja nga Nigeria ka paditur katërshen te autoritetet policore, të cilët kanë nisur hetimet.

Të katër burrat, të cilët punonin në ndërtimtari, akuzohen për dhunim seksual në grup dhe ndodhen në paraburgimin e Bozner.