Kosovë: Një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari për krime lufte

Kronika May 07, 2018 - 18:11
Detajet

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit për të pandehurin D.S, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale “krime lufte kundër popullatës civile”, në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë.

Në një komunikatë nga Gjykata Themelore në Prishtinë, thuhet se të pandehurit D.S i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

LEXO EDHE: Arrest shtëpiak për të dyshuarën për braktisje të fëmijës

I pandehuri, D.S 44-vjeç është arrestuar gjatë fundjavës në kalimin kufitar të Jarinë në vendkalimin kufitar Kosovë -Serbisë.

Gjykata Themelore thotë se pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.