Kjo është gjendja shëndetësore e kosovarëve të aksidentuar në Serbi (VIDEO)

Kronika May 02, 2018 - 13:08
Lexoni më shumë detaje

Në mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Kurshumli, një autobus që udhëtonte nga Lubjana e Sllovenisë për në Kosovë, është rrokullisur dhe si pasojë, mjeku në Spitalin e Prokuples, tha se janë 9 persona të lënduar, por tre prej tyre në gjendje më të rëndë.

LEXO EDHE: Rrokulliset autobusi me kosovarë në Serbi, lëndohen nëntë persona (FOTO & VIDEO)

Ortopedi serb në Spitalin e Prokuples, Aleksa Saviq, ka treguar se nga rrokullisja e autobusit përplot më kosovarë që ndodhi në afërsi të fshatit Kurshumli, kanë mbetur të lënduar 9 persona, por tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, shkruan Express.

“Tre prej tyre kanë thyerje të gjymtyrëve dhe për këtë arsye janë dërguar në Nish për trajtim të mëtutjeshëm”, tha ai për media.

Gazeta Express ka kontaktuar me kompaninë e autobusit “R-Gashi” të cilët thanë se nga ky aksident është lënduar vetëm shoferi, ndërsa pasagjerët tjerë janë rrugës duke u kthyer për në Kosovë, me një autobus të ri.

Autobusi i kompanisë “R-Gashi” ka dalë nga rruga në drejtim të Nishit, që po vinte për në Kosovë. Mediat serbe raportojnë se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit dhe ka rrëshqitur jashtë rrugës.