Transporton azilkërkues, arrestohet i dyshuari

Kronika May 01, 2018 - 11:21
Detajet

Policia e Kosovës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shtetas turk pasi që i njëjti me kamionin e tij kishte transportuar nga Greqia tre Azil kërkues, shtetas të Afganistanit, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Gjendet drogë në UP

Me vendimin e prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa azikërkuesit janë dërguar në qendrën e azilkërkuesve në Lipjan, thuhet tutje në raport.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Rr.”Bujanovcit”,Gjilan 30.04.2018-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull /shtetas i Turqisë, pasi i njëjti në Kamionin  e tije me targa të shtetit turk, kishte transportuar nga Greqia tre azilkërkues meshkuj /shtetas të Afganistanit. Me vendimin e Prokurorit  i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse tre shtetasit Afgan përmes zyrës së migrimit dërgohen në qendrën e azilkërkuesve –Lipjan. /ZËRI