Aksident në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj, lëndohen shtatë persona

Kronika April 30, 2018 - 21:53
Detajet

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Skenderaj, konkretisht në fshatin Broboniq.

Lajmin e ka konfirmuar për Insajderi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka thënë se për shkak të aksidentit janë lënduar shtatë persona, të cilët është dashur që të marrin tretman mjekësor.

“Diku rreth orës 19:00 në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj, konkretisht në fshatin Broboniq, ka ndodhur një aksident, ku kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Ata kanë marrur lëndime trupore dhe është dashur të marrin tretman mjekësor”, ka thënë Zahiti.

Po ashtu ai tha se  në aksident janë përfshirë  dy vetura civile, dhe që Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.