E konfirmuar, vrasësi i Arkanit është i vdekur!

Kronika April 26, 2018 - 20:41

Derisa të mërkurën dyshohej nëse ishte trupi i tij apo jo, të enjten mediat serbe shkruajnë se burri i gjetur i vdekur në Afrikën e Jugut është i vrasësit të Zheljko Razhnatoviq Arkanit.

Sipas informatave të vërtetuara të mediave serbe, përcjell Telegrafi, Millan Gjuriçiq nga Loznica, i cili u dënua me 30 vjet burg për vrasjen e Zheljko Raznatoviç Arkanit, të mërkurën pasdite është gjetur i vdekur në Afrikën e Jugut.

“Informacioni që u shfaq të mërkurën në lidhje me vrasjen e tij ishte mohuar shpejt duke thënë se bëhej fjalë për një qytetar belg që i ngjanë shumë Gjuriçiqit. Megjithatë, siç e kemi konfirmuar, familja e Gjuriçiqit ka njoftuar sot se ai megjithatë është vrarë dhe se njerëzit janë mbledhur për të shprehur ngushëllimet e tyre”.

Siç raportojnë tutje mediat serbe, meqë Gjuriçiq ka qenë në arrati që nga tetori i vitit 2006, procedimet kundër tij janë shfuqizuar dhe gjykata ka tërhequr urdhrin për të.

Zheljko Razhnjatoviç Arkan, është vrarë më 15 janar 2000 në hotelin “Intercontinental” në Beograd, ku në të thuhet se qëlloi Dobrosav Gavric – Dragan Nikolic dhe Milan Gjuriçiq ishin bashkëpunëtorët e tij.

Gjuriçiq dhe Nikoliç u dënuan me 30 vjet si bashkëpunëtorë në vrasjen e Arkanit, ndërsa Dobrosav Gavric u dënua me 35 vjet. /Telegrafi