I jepet lamtumira e fundit aktorit të ‘O Sa Mirë’, Art Kurtit

Kronika April 25, 2018 - 18:22
Pamje nga ceremonia e varrimit

I është dhënë lamtumira e fundit djalit nga Gjakova, aktorit të 'O Sa Mirë’, Art Kurtit. Arti u gjet i vdekur mëngjesin e së martës në një veturë, ku edhe dyshohet se kreu vetëvrasje.

Në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë familjarë, shokë e artistë të shumtë.

Varrimi i të ndjerit u bë në tyrben e Sheh Fetahut në dalje të Prizrenit.

Ai u gjet i vdekur gjatë ditës së djeshme, kurse Policia ka thënë se dyshimet e para janë se ai ka kryer vetëvrasje.

Kurti përveç aktor, ishte po ashtu edhe këshilltar për të rinj i kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini./Express/

Image

Image

Image

Image

Image

Image