Apeli lë në paraburgim studentët që sulmuan policët

Kronika April 25, 2018 - 15:37
Lexo detajet

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e  paraburgimit për gjashtë  studentët e organizatës Studim, Kritikë, Veprim, të cilët dyshohen se kanë sulmuar policët gjatë detyrës zyrtare, raporton "Zëri.info". 

Sipas njoftimit të kësaj gjykata, Apeli  i ka refuzuar si të pa bazuar ankesat e avokatëve mbrojtës, kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve: Korab Muhadri, Pajtim Demaj, Hajredin Krasniqi, Kreshnik Gega, Januz Shatri dhe Endrit Shatri, duke e lënë kështu në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 14.04.2018.

“Personat në fjalë po dyshohen nga ana e prokurorisë, se kanë kryer në bashkëveprim  veprën penale” Sulm ndaj personit zyrtar, në kryerjen e detyrave zyrtare” nga neni 140, paragrafi 3., lidhur me paragrafin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovë”, thuhet n njoftimin e Apelit.

Gjykata e Apelit vlerëson se  shkalla e parë, drejt ka gjetur se meqenëse ekziston dyshimi bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale të lartcekur, ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj tyre, konfotm dispozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës./Zëri/