32 persona i dhanë fund jetës së tyre gjatë vitit 2017

Kronika April 25, 2018 - 12:51
Lexo detajet

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës dhënë për “Zëri.info”, 77 persona ia morën vetes jetën në vitin 2014, ndërsa 261 prej tyre tentuan t’i japin fund jetës së tyre.

Sipas këtyre të dhënave, në vitin 2015 numri i vetëvrasjeve kishte shënuar rënie në 60 raste, duke i krahasuar me vitin paraprak.

Por jo edhe numri i tentimvetëvrasjeve, i cili kishte arritur në 219 tentimvetëvrasje, raporton “Zëri.info”.

Në vitin 2016 numri i vetëvrasjeve kishte rënë pothuajse përgjysmë me vitin paraprak.

Gjatë këtij viti ishin kryer 37 vetëvrasje dhe ndërsa numri i tentimvrasjeve kishte arritur në 229 raste.

Viti 2017, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, lirshëm mund të thuhet se ka shënuar rënien më të madhe të numrit të vetëvrasjeve.

Në vitin e kaluar numri i vetëvrasjeve kishte rënë në 32 raste dhe 216 tentimvrasje. /Zëri/