Nis rrënimi i shtëpive në Hade

Kronika April 25, 2018 - 12:39

Në fshatin Hade të Obiliqit, sapo ka nisur aksioni për rrënimin e shtëpive.

Ky aksion ka nisur nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mjedisit, Komunës së Obiliqit dhe Policisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Kjo është duke u bërë me vendimin e Qeverisë së Kosovës, pas shpronësimit të pronave në këtë fshat në mënyrë që të sigurohet energji elektrike.