Art Kurtit nesër i jepet lamtumira e fundit!

Kronika April 24, 2018 - 20:39
Lexo detajet

Komuna e Gjakovës përmes një njoftimi drejtuar mediave, ka bërë të ditur se nesër (e mërkurë) në ora 18:00, do të bëhet varrimi i Art Kurtit, ish-aktorit të serialit ‘O sa mirë’ i cili u gjend i vdekur mëngjesin e sotëm, transmeton “Zëri.info”.

Komuna e Gjakovës po ashtu njofton se të mërkurën në ora 15:30 do të mbahet një mbledhje komemorative në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë.

Njoftimi i plotë i Komunës së Gjakovës:

Të nderuar familjarë, miq dhe kolegë ju njoftojmë që nesër e mërkurë, datë 25.04.2018 me rastin e ndarjes nga jeta të kolegut tonë Art Kurti, Komuna e Gjakovës do të mbajë mbledhje komemorative në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim nga ora 15:30.

Pas mbledhjes komemorative, trupi i pajetë do të qëndrojë në hollin e Pallatit të Kulturës “Asim Vokshi” për homazhe deri në orën 17:30.

Ndërkaq varrimi i të ndjerit, do të bëhet në orën 18:00 në tyrben e “Sheh Fetahu-t” (në magjistralen Gjakovë-Prizren).