Aksident në Fushë-Kosovë, lëndohet rëndë një motoçiklist

Kronika April 24, 2018 - 18:14
DETAJET

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Fushë-Kosovë, në të cilin ka mbetur i lënduar rëndë një motoçiklist.

Policia e Kosovës ka thënë se në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një motoçikletë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërkohë, me urdhër të prokurorit ngasësi i furgonit është shoqëruar në polici”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Njësia rajonale e trafikut është duke hetuar rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident.

Image