Ky është vendi ku u gjet i vdekur në veturë aktori i ''O Sa Mirë''

Kronika April 24, 2018 - 16:52
Shiko fotot

Art Kurti u gjet i vdekur mëngjesin e sotëm, në orën 07:50, në një veturë në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit.

Gazeta Express ka qëndruar në vendin ku është gjetur vetura, brenda së cilës ndodhej trupi i pajetë i ish-aktorit të serialit “O Sa Mirë”. 

Aktori gjakovar që së fundi u angazhua si këshilltar në kabinetin e kryetarit të Komunës së Gjakovës, po dyshohet se u vetëvra.

Në veturën ku u gjet i vdekur Art Kurti, është konfirmuar se është gjetur vetëm një armë dhe viktima ka pasur vetëm një fishek të shkrepur në kokë. 

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image