Mimoza Kusari për vdekjen e Art Kurtit: Të ndriçohen rrethanat

Kronika April 24, 2018 - 16:27
Lexo detajet

Ish-kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari, ka reaguar për vdekjen e aktorit të ‘O sa Mirë’ Art Kurtit, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Sipas saj, Gjakova nuk është dhe nuk bën të jetë vatër e vrasjeve dhe vetëvrasjeve.

LEXO EDHE: Policia flet për ‘Zërin’, dyshohet se aktori Art Kurti u vetëvra

Postimi i plotë i Kusari-Lilës: 

Gjakova nuk është dhe nuk bën të jetë vatër e vrasjeve dhe vetëvrasjeve.

Art Kurtit ëndërrat iu këputën në gjysëm, ai nuk jeton dhe nuk frymon më.

Të gjithë që e njohën dhe ata që nuk e njohën por e shohin foton e fëtyrës së tij të qeshur, e ndiejnë ftoftësinë që vetëm vdekja sjellë dhe vetëm vdekja të len në shpirt.

Krejt rrethanat që e karakterizojnë vdekjen e Artit duhet të ndriqohen. Asnjë përmbyllje e shpejtë e hetimeve nuk shkon, jo me këtë rast, por me asnjë tjetër që lidhet me vdekje nga armë zjarri.

Familjes, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të Artit ngushëllime dhe shpirti i tij u prehtë në paqe!
Mimoza Kusari – Lila