U tha familjarëve se po shkonte për një rast vdekje, por nuk u kthye më

Kronika April 24, 2018 - 15:10
Shqiptari mori hakun e gjyshit, pas 49 vjetësh!

Policia e Fierit ka arritur të zbardhë një vrasje të ndodhur rreth një vit më parë, duke vënë në pranga dhe autorin e dyshuar.


Ngjarja ka ndodhur nëntorin e kaluar ku trupi i pajetë i Shefo Duraj, 57 vjeç, teknolog në uzinën e Ballshit u gjet nga një bari në pyllin e fshatit Kalenjë të Mallakastrës.


Ai u kishte thënë familjarëve se do të shkonte në Gjerbës të Skraparit për një rast vdekjeje, po nuk ishte kthyer më.


Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes duke ndaluar autorin e dyshuar Feti Yzeiraj, 41 vjeç nga fshati Aranitas i Mallakastrës.
Shkak dyshohet hakmarrja, pasi babai i viktimës ka vrarë gjyshin e autorit, ngjarje e ndodhur 49 vite më parë, më 1968.


Ndaj tij është nxjerrë urdhri i ndalimit për veprën penale vrasje me dashje teksa në cilësinë e provës materiale atij i është gjetur celulari i viktimës.


Vijon puna për gjetjen e provave të tjera materiale dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje.