Vdekja e aktorit Kurti, Veseli: Një lajm tejet pikëllues

Kronika April 24, 2018 - 14:54

Kryeparlamentari Kadri Veseli me të marrë lajmin për vdekjen e aktorit Art Kurti, ka ngushëlluar  familjën dhe kolegët e tij.

Ai është shprehur i pikëlluar dhe ka thënë se bashkë me aktorin në fjalë dhe aktorët e 'O sa mirë' ka kaluar momente të jashtëzakonshme sa ishte mysafir në serial, shkruan "Zëri.Info".

“Si një mysafir i “O Sa Mirë”, kam kaluar momente të jashtëzakonshme me të gjithë aktorët, me stafin e serialit, përfshirë Art Kurtin, i cili sot paska ndërruar jetë”, ka shkruar Veseli ne profilin e tij në Facebook.

“Një lajm ky tejet pikëllues. Ngushëllime familjarëve, kolegëve nga komuniteti i artistëve dhe gjithë miqve të tij”, shkruan kryeparlamentari.