Policia flet për ‘Zërin’, dyshohet se aktori Art Kurti u vetëvra

Kronika April 24, 2018 - 13:37
Policia: Dyshohet se viktima është vetëvrarë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është gjetur trupi i pajetë i aktorit Art Kurti, raporton “Zeri.info”.

Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjokovës, Kristë Gjokaj, ka konfirmuar për “Zeri.info”, se Policia ka marrë informacion nga një qytetar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm se në fshatin Goden është gjetur një trup i pajetë.

Gjokaj ka thënë për “Zeri.info”, se dyshohet të jetë vetëvrasje, kjo pasi që një armë është gjetur në veturën e tij.

LEXO EDHE: Gold AG me fjalë prekëse pas vdekjes së aktorit Art Kurti

“Rreth orës 7.50 të mëngjesit kemi marrë një informacion nga një qytetar për një trup të pajetë në një veturë në fshatin Goden. Policia me të marrë lajmin menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kemi gjetur të vdekur një person rreth të 30-tave. Dyshohet se personi në fjalë është vetëvrarë pasi që në veturën e tij është gjetur edhe një armë”, ka treguar Gjokaj për “Zërin”.

Ai ka thënë se me të arritur në vendngjarje ekipi ka konstatuar vdekjen e tij dhe se trupi i pajetë menjëherë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të vërtetuar se si ka ardhur deri tek kjo ngjarje. /ZËRI/