Policia jep detaje mbi vdekjen e Art Kurtit: Pranë tij u gjet një pistoletë

Kronika April 24, 2018 - 13:20
DETAJET

Aktori, Art Kurti, u gjend sot në mëngjes i vdekur në veturë.

Por Tribuna Channel mëson se vetura në të cilën ndodhej i ndjeri nuk ishte e tij dhe se afër është gjetur një revole.

Ndryshe, Kurti, i serialit “O Sa Mirë” është gjetur i vdekur sot në orët e para të mëngjesit në Gjakovë.“Me datë 24.04.2018 në ora 07:50 stacioni policor Gjakovë është njoftuar se në rrugën Gjakovë-Goden në vendin e quajtur Qafa e Zabelit gjendet një veturë me një person që dyshohej të jetë i vdekur”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Gjakovës.

LEXO EDHE: Gjendet i vdekur aktori i serialit 'O sa mirë'

“Patrullat policore me të gjitha njësitë menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kuptuar se personi që ishte në automjet ishte pa shenja jete”.